Ndërlidhjet

Gorbaçov: Rënia e BRSS-së, fajtor Jelcini dhe Kravçuk


Presidenti i fundit i BRSS-së, Mikhail Gorbaçov

Mikhail Gorbaçov ka fajësuar ish presidentin e ndjerë rus, Boris Jelcin dhe politikanë të tjerë për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, duke thënë se uria e tyre për pushtet e ka shkatërruar atë shtet.

Gorbaçov, lideri i fundit sovjetik, ka dhënë intervistë për agjencinë e lajmeve, Interfax pak para 25 vjetorit të takimit që kishte Jelcin me liderët e Ukrainës dhe Bellorusisë, Leonid Kravçuk dhe Stanislav Shushkeviç.

Më 8 dhjetor 1991, të tre deklaruan se Bashkimi Sovjetik “ka pushuar së ekzistuari”.

Gorbaçov ka thënë se “udhëheqësia ruse e ka udhëhequr shkatërrimin sovjetik, ndërsa udhëheqësia ukrainase ishte aty me kohë”, raporton Interfax.

“Ata e shkatërruan Bashkimin Sovjetik me qëllim që të mbesin pa Gorbachevin. Këta njeëz që e shkatërruan shtetin janë kujdesur vetëm për pushtet, ata me lakmi luftuan për të”, ka thënë ai.

Disa republika sovjetike janë tronditur nga demonstratat kundër Kremlinit apo përleshjet ndër etnike që kanë filluar në fund të viteve të ’80. Disa prej tyre e kishin shpallur pavarësinë para dhjetorit 1991. Gorbaçov ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit më 25 dhjetor, duke e deklaruar të shuar zyrën e tij.

Së fundi, organizata me seli në Moskë, Levada e ka publikuar një sondazh ku thuhet se 56 % e rusëve iu vie keq që Bashkimi Sovjetik është shpërbërë, ndërsa 51 % e tyre besojnë se ai shtet do të mund të ruhej.

Presidenti rus, Vladimir Putin shpërbërjen e atij shteti e ka quajtur “katastrofa më e madhe gjeopolitike” e shekullit të 20-të.

XS
SM
MD
LG