Ndërlidhjet

Reuters: Trump e nominon John Kelly si shef të Sigurisë së Brendshme 


Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump planifikon të nominojë gjeneralin e pensionuar të marinës, John Kelly për të udhëhequr Departamentin e Sigurisë Brendshme.

Lajmi është publikuar nga Reuters duke u mbështetur në një burim anonim që agjencia e lajmeve thotë është i afërt me këtë çështje.

66 vjeçari, Kelly është ish udhëheqësi i Komandës Jugore të ushtrisë amerikane. Burimi i ka thënë Reuters se Trump pritet ta nominojë Kellin, por i njejti nuk ka pranuar të jap detaje tjera.

Kelly kishte shprehur dallimet e tij me presidentin Barack Obama në çështjet kyçe, ndërsa ka paralajmëruar për rreziqet përgjatë kufirit jugor të SHBA-së me Meksikën.

Nëse emërohet në këtë pozitë, përgjegjësitë e Kellit do të përfshijnë mbikqyrjen e sigurisë së kufinjëve, mbrojtjen e vendit nga sulmet kibernetike dhe reagimit ndaj krizave të brendshme.

XS
SM
MD
LG