Ndërlidhjet

Drejtori i CIA-s, John Brennan, viziton Tiranën


Drejtori i CIA-s, John Brennan

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), John Brennan ka qëndruar sot në kryeqytetin shqiptar, raporton Zëri i Amerikes.

Brennan është takuar me Kryeministrin Rama, Presidentin Bujar Nishani, Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe udhëheqësit e komunitetit të inteligjencës.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Shefi i CIA-s ka diskutuar me zyrtarët shqiptarë, “një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe”.

XS
SM
MD
LG