Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmeti në Açeh


Açeh, Indonezi

Në provincën Açeh të Indonezisë po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmeti i një dite më parë, i cili ka lënë 97 njerëz të vdekur.

Tërmeti me fuqi prej 6.5 shkallësh të Richterit ka dëmtuar ose rrëzuar mbi 200 ndërtesa dhe ka frikë se mund të ketë njerëz të bllokuar nën rrënoja.

Mijëra njerëz që kanë humbur shtëpitë e tyre, janë vendosur nëpër strehimore.

Në vitin 2004, një tërmet nënujor në brigjet e Açeh ka shkaktuar cunami, i cili ka lënë të vrarë mbi 160,000 veta në Indonezi.

Në Indonezi ndodhin shpesh tërmete, pasi ajo shtrihet në Unazën e Zjarrit – zonë e tërmeteve të shpeshta dhe e shpërthimeve vullkanike.

XS
SM
MD
LG