Ndërlidhjet

Gjermania kërkon bashkëpunim më të madh nga Rusia


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov - foto arkivi.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, kërkoi nga Rusia që të ndihmojë në uljen e tensioneve në Evropë.

Steinmeier takoi homologun rus, Sergei Lavrov, në prag të takimit të përfaqësuesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i cili nis sot në Hamburg.

Zyra e Steinmeierit tha se ministri gjerman i ka kërkuar Lavrovit më shumë bashkëpunim nga Moska, si dhe “armëpushim të menjëhershëm humanitar në Siri”.

Afro 50 ministra të Jashtëm do të ndjekin samitin dyditësh të OSBE-së, i cili pritet të dominiohet nga krizat në Siri dhe Ukrainë.

XS
SM
MD
LG