Ndërlidhjet

Turqia dhe Rusia po e diskutojnë armëpushimin në Alepo


Ilustrim
Ilustrim

Turqia është duke zhvilluar bisedime intensive me Rusinë për arritjen e një armëpushimi në qytetin sirian, Alepo, raporton Reuters duke u mbështetur në deklaratën e Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas Kalin, Turqia po diskuton me Rusinë edhe për lejimin e ndihmave humanitare në qytetin e shkatërruar nga lufta, Alepo.

Gjatë një konference me gazetarë në Ankara, Kalin gjithashtu ka thënë se forcat qeveritare siriane janë duke kryer krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Alepo.

XS
SM
MD
LG