Ndërlidhjet

Kerry: Ekziston “rreziku i popullizmit autoritar”


John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka tërhequr vërejtjen kundër “rrezikut të popullizmit autoritar” në rajonin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Gjatë fjalimit të tij të sotëm në mbledhjen e ministrave të jashtëm të OSBE-së në Hamburg të Gjermanisë, zoti Kerry tha se në “shumë vende” ka pasur “rritje të mendimit autoritar, së bashku me përkeqësim të të drejtave të njeriut, kufizime në mediat e pavarura, pastaj rritje të akteve të jotolerancës dhe krimeve të urrejtjes”.

Ai mëtutje, theksoi “rritje të korrupsionit në shumë vende” dhe “lëvizje nga liderë të caktuar për ndryshime kushtetuese në përpjekje për ta konsoliduar pushtetin”.

Zoti Kerry ka kërkuar përpjekje për përfundim të “vuajtjeve dhe rrugës pa krye” në Ukrianë, ku nga prilli i vitit 2014, në luftën ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, janë vrarë më se 9,700 vetë.

XS
SM
MD
LG