Ndërlidhjet

Aktori Kirk Douglas e feston ditëlindjen e 100-të


Aktori Kirk Douglas në maj të vitit 2013

Aktori i njohur amerikan, Kirk Douglas, sot e feston ditëlindjen e tij të 100-të.

Ai ka debutuar në film në vitin 1946, ndërsa gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme, ka luajuar role të rëndësisahme në 80 filma. Rolet e tij më të njohura janë ato të Spartakut, pastaj të piktorit, Vincent van Gogh, legjendës perëndimore, Doc Holliday, e të tjera.

Në mes të muajit nëntor të këtio viti, Kongresi Botëror Hebre e nderoi me çmimin për punën e tij për kulturën hebreje.

Por, çmimin e mori i biri i tij, Michael Douglas, poashtu aktor i njohur i filmit, duke theksuar se “kjo është një dhuratë e hershme e ditëlindjes” për babain e tij.

Aktualisht, Michael Douglas ka deklaruar se babai i tij është “absolutisht shumë mirë” dhe se “është krenar” për të, pasi ishte rritur si person i varfër nga prindërit imigrantë ruso-hebre, dhe ka arritur aq shumë në jetë.

Kirk Douglas ishte tri herë i nomunuar për çmimin më të lartë në film, por asnjëherë nuk arriti ta fitoj çmimin Oscar.

Megjithatë në vitin 1996 atij iu dha Oscari special për të arriturat jetësore.

XS
SM
MD
LG