Ndërlidhjet

Siri: Vazhdoi ofensiva qeveritare në pjesën lindore të qytetit Alepo


 Forcat e qeverisë së Sirisë në një tank në territorin që ishte nën kontroll të kryengritësve në Alepo
Forcat e qeverisë së Sirisë në një tank në territorin që ishte nën kontroll të kryengritësve në Alepo

Forcat qeveritare të Sirisë dhe aleatët e tyre e kanë vazhduar ofensivën kundër pjesëve që janë nën kontroll të kryengritësve në pjesën lindore të qytetit Alepo.

Dëshmitarët dhe monitoruesit sot kanë raportuar për sulme ajrore dhe hedhje të predhave kundër enklavave të kryengritësve, përkundër shpalljes së djeshme të Rusisë, se ofensiva është ndalur për lejimin e evakuimit të civilëve.

Observatori sirian për të drejatat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, ka raportuar se sulmet me raketa të qeverisë janë regjistruar gjatë natës dhe sot në mëngjes.

Gazetarët e agjencisë Reuters në Alepo kanë raportuar se janë dëgjuar nëntë sulme ajrore brenda gjysmë ore.

Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sot ka shprehur shqetësim për vendimin e Shteteve të Bashkuara, që t’i lehtësoj kufizimet në furnizim me armatim për kryengritësit në Siri.

XS
SM
MD
LG