Ndërlidhjet

Holandë: U arrestua një “terrorist” i dyshuar


Policia speciale e Holandës gjatë një bastisjeje në qytetin Roterdam
Policia speciale e Holandës gjatë një bastisjeje në qytetin Roterdam

Policia në në qytetin Roterdam në Holandë thotë se e ka arrestuar një person 30 vjeçar, i dyshuar se është “terrorist”.

Gjatë bastisjes në banesën e tij, policia ka gjetur një pushkë automatike AK-47, katër kutia me fishekzjarre tejet eksploduese, që janë ilegale, pastaj fotografi të flamurit të grupit militant, Shteti Islamik (IS), disa telefona mobilë dhe 1,600 euro para të gatshme.

“Ai është i dyshuar për përgatitje të krimit terrorist”, thanë prokurorët, por pa dhënë detaje.

Ky person i dyshuar është arrestuar më 7 dhjetor, mbrëmë është paraqitur para një gjyqtari hetues dhe i është caktuar masa e paraburgimit për dy javë.

Nuk është publikuar emri i të dyshuarit.

Kërcënimi nga terrorizmi në Holandë është në nivelin e dytë, pas atij më të lartit, prej vitit 2013, që do të thotë se qeveria e këtij vendi beson se ekzison mundësi reale për sulm.

XS
SM
MD
LG