Ndërlidhjet

Bullgari: Numri i të vdekurve nga përplasja e trenit arriti në 5 vetë


Ilustrim

Pesë vetë janë vrarë dhe së paku 23 të tjerë janë plagosur, pasi një tren transportues me gaz doli nga binarët dhe eksplodoi në fshatin Hitrino, në pjesën verilindore të Bullgarisë, kanë thënë shërbimet emergjente.

Eksplodimi, që ndodhi sot herët në mëngjes, po ashtu, ka shkaktuar zjarr dhe shumë prej 800 banorëve të fshatit janë evakuuar, ka thënë Nikolai Nikolov, njëri nga shefat policorë.

Sipas tij, pjesëtarët e njësive të zjarrfikësve po kërkojnë persona që eventualisht i kanë shpëtuar eksplodimit dhe janë nën gërmadhat e së paku 20 ndërtesave, që janë goditur nga përplasja e trenit.

Fshati Hitrino gjendet 100 kilometra nga Varna, që është porti kryesor i Bullgarisë në Detin e Zi.

XS
SM
MD
LG