Ndërlidhjet

Sulme ajrore në Alepo derisa Kerry i dënon ato si “krime lufte”


Pamje e një tanku të ushtrisë së qeverisë së Sirisë në një pjesë të Alepos, që ishte nën kontroll të kryengritësve

Në shënjestër të një rundi të ri të sulmeve ajrore të sotme ishte enklava e zvogëluar nën kontrollin e kryengritësve në qyetin Alepo në Siri, derisa sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, vlerësoi se “bombardimet joproporcionale” të qeverisë së Sirisë, paraqesin “krime të luftës” dhe u ka bërë thirrje mbështetësve të Damaskut, Rusisë dhe Iranit, të ndihmojnë në përfundimin e sulmeve.

Zoti Kerry, po ashtu, tha se “Rusia dhe presidenti sirian Bashar al-Assad, e kanë momentin të tregojnë pak mëshirë pasi janë në pozitë dominante”.

John Kerry dhe diplomatë të tjerë të lartë takohen me pjesëtarët e opozitës siriane në Paris, për të diskutuar për mënyrën e shpëtimit të Alepos “nga shkatërrimi absolut dhe i tërësishëm”, derisa dhjetëra mijëra civilë po largohen nga rajoni.

Rusia ka thënë sot se afro 50 mijë civilë janë larguar nga pjesa lindore e qytetit gjatë dy ditëve të kaluara.

Njëherësh, ekspertët ushtarakë amerikanë dhe rusë pritet të takohen në Gjenevë për të diskutuar për detajet lidhur me largimin e kryengritësv nga pjesa lindore e Alepos.

Për më pak se një muaj, trupat e qeverisë së Sirisë dhe milicitë aleate e kanë marrë kontrollion ndaj 85 % të pjesës lindore të Alepos, duke i detyruar kryengritësit që të zmbrapsen në pak lagje.

XS
SM
MD
LG