Ndërlidhjet

Kryeministri Mustafa takoi në Shkodër homologun e tij malazias, Markoviq


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, janë takuar sot në Shkodër të Shqipërisë.

Në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi, konfirmohet se kryeministri Dushko Markoviq është takuar të dielën në Shkodër me homologun e tij nga Kosova, Isa Mustafa. Takimi, thuhet se është realizuar me nismën e Mustafës.

“Bashkëbiseduesit gjatë dialogut miqësor kanë shqyrtuar çëështjet aktuale bilaterale dhe u pajtuan që në periudhën e ardhshme ti japin një impuls shtesë bashkëpunimit, sidomos atij ekonomik ndërmjet dyja vendeve”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Malit të Zi.

Edhe Kabineti i Mustafës e ka konfirmuar takimin.

Në një komunikatë për media thuhet se “gjatë takimit miqësor, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, dy kryeministrat biseduan për çëshjet që lidhen me bashkëpunimin bilateral si dhe u pajtuan për intensifikimin e përgjithshëm, sidomos të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve”.

Po ashtu, thuhet se të dy kryeministrat kanë diskutuar edhe çështjet që ndërlidhen me bashkëpunimin dhe nismat rajonale.

Ky takim, nuk është komentuar nga zyrtarët e kabinetit të Mustafës në Prishtinë.

Mediat lokale, duke iu referuar njoftimeve të mediave nga Shqipëria, bënë të ditur se Mustafa e Markoviq janë takuar në një hotel në Shkodër në një takim, sic u quajt, i paparalajmëruar.

Takimi i Kryeministrit Mustafa dhe Markoviq vie në një periudhë të tensioneve në Kosovë rreth një marrëveshjeje për përkufizimin e vijës kufitare ndërmjet dy vendeve, që u arrit më shumë se një vit më parë. Mali i Zi e ka ratifikuar marrëveshjen por Kosova, për shkak të kundërshtimeve me forcë në Kuvend dhe në rrugë të opozitës, e ka tërhequr nga debati i mëtejmë një projekt ligj për ratifikim.

Kryeministri Mustafa nuk ka arritur të mbledhë votat e mjaftueshme në Kuvend për ta kaluar marrëveshjen dhe së fundi ka bërë thirrje për një process të matjes së territorit të Kosovës.

Aktualisht nuk ka njoftime nëse dy kryeministrat kanë diskutuar çëështjen edemarkacionit.

Javë më parë, autoriteteve malaziase u kishte drejtuar një letër edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili kishte kërkuar që Podgorica t’i kërkoj Bashkimit Evropian që çëështja e demarkacionit të mos jetë pengesë për bllokimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës kusht për heqjen e vizave, ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG