Ndërlidhjet

Rumani: Fitore e socialdemokratëve në zgjedhjet parlamentare


Pamje të posterëve për zgjedhje në Rumani

Parashikimet e para pas zgjedhjeve të përgjithshme në Rumani tregojnë se Partia Social Demokrate ka fituar në zgjedhjet parlamentare, një vit pasi qeveria është përmbysur nga protestuesit e zemëruar për shkak të një zjarri në një klub të natës.

Socialdemokratët kanë fituar afro 45% të votave në zgjedhjet e sotme, dhe udhëheqin bindshëm para Partisë Kombëtare Liberale të krahut të djathtë.

Qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët e kryeministrit, Victor Ponta, paraqiti dorëheqje vitin e kaluar, pasi nga zjarri në një klub nate në kryeqytetin Bukuresht, u vranë 64 vetë. Kjo shkaktoi protesta masive të dhjetëra mijëra njerëzve në Bukuresht.

Raportohet për pjesëmarrje të vogël të votuesve në zgjedhjet e sotme.

Rumania me 19 milionë banorë, është njëri nga vendet më të varfëra në Bashkimin Evropian dhe perceptohet se është njëri prej shteteve me korrupsion më të lartë.

XS
SM
MD
LG