Ndërlidhjet

Prokuroria ngre padi ndaj një deputeti të Kosovës për shpërdorim fondesh

  • RFE /RL

Pallati i Drejtësisë në Prishtinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një padi ndaj një deputeti të Kuvendit të Kosovës për vepër penale të “mashtrimit në subvencione” dhe njëkohësisht për shpërdorim të detyrës duke “ushtruar ndikim”.

Në një komunikatë të Prokurorisë thuhet se i “pandehuri”, që u emërua vetëm me iniciale E.A., “ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar në dhënien e subvencioneve për OJQ-ën “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim” dhe ka siguruar në këtë mënyrë shumën prej mbi 25 mijë eurosh.

Prokuroria thotë se EA në bashkëveprim me persona të tjerë kanë “përvetësuar paratë e ndara nga subvencionet”

Në komunikatën e Prokurorisë thuhet se ajo “ka propozuar që të pandehurit të shpallën fajtorë për veprën e kryer penale, të dënohen sipas ligjit dhe të detyrohen që institucioneve përgjegjëse t’ia kthejnë shumën e parave të shpërdorura”.

XS
SM
MD
LG