Ndërlidhjet

Gjyqi për Srebrenicën në Beograd – avokatët shtyjnë seancën


Gjykata Speciale për Krime Lufte - Beograd
Gjykata Speciale për Krime Lufte - Beograd

Avokatët e tetë personave të akuzuar për pjesëmarrje në masakrën e Srebrenicës më 1995 kërkuan zëvendësimin e panelit prej tre gjykatësish në gjyqin e tyre në Serbi.

Gjyqi është dashur të nisë sot në Gjykatën për Krime Lufte në Beograd, por është shtyrë pasi avokatët mbrojtës kanë bërë kërkesën.

Kjo është hera e parë që Serbia do të gjykojë të dyshuar për përfshirje në masakrimin e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë gjatë luftës në Bosnje.

Tetë të dyshuarit përballen me akuzat për urdhërim ose pjesëmarrje në vrasjen e qindra myslimanëve në qytezën Kravica, pranë Srebrenicës.

Njëri nga avoktët mbrojtës, Goran Petronijeviq, tha se gjykatësit kanë shkelur obligimin për të zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur përpara ekipit mbrojtës.

“Seanca e sotme nuk ka nisur, sepse paneli i gjykatësve ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin e procedurës penale”, tha Petronijeviq.

Vendimi mbi kërkesën për të emëruar gjykatës të rinj pritet të martën.

Të pandehurit dyshohet se kanë qenë anëtarë të një njësie speciale të serbëve të Bosnjës, të quajtur Jahorina.

XS
SM
MD
LG