Ndërlidhjet

Siri: Aktivistët thonë se beteja për Alepon praktikisht ka përfunduar


Forcat qeveritare siriane gjatë patrullimit të sotëm në qytetin Alepo
Forcat qeveritare siriane gjatë patrullimit të sotëm në qytetin Alepo

Beteja për qytetin Alepo në Siri “ka arritur në fund të saj” ka thënë një grup monitorues, derisa forcat qeveritare e kanë vazhduar avancimin e tyre në pjesën lindore të qytetit, që ishte nën kontroll të kryengritësve.

Rami Abdel Rahman, drejtor i Observatorit sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, tha sot se kryengritësit janë tërhequr nga 6 lagje të tjera në këtë qytet.

“Beteja për Alepon e ka arritur fundin e saj”, tha Abdel Rahman, duke qartësuar se “është vetëm çështje e një periudhe të shkurtër të kohës”.

Sot më herët gjatë ditës, ushtria e Rusisë tha se forcat e qeverisë së Sirisë e kanë kontrollin në më tepër se 95% të qytetit të rrethuar.

Prej vitit 2012, Alepo ishte i ndarë ndërmjet forcave qeveritare në perëndim dhe grupeve kryengritëse në pjesën lindore të qytetit.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se prej fillimit të ofensivës së forcave qeveritare, me mbështetjen e sulmeve ajrore ruse, më se 2,200 kryengritës janë dorëzuar.

XS
SM
MD
LG