Ndërlidhjet

SHBA: Gjykata e bllokoi rinumërimin e votave në Pensilvani


Hillary Clinton dhe Donald Trump

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara sot e ka bllokuar kërkesën për rinumërim të votave në zgjedhjet presidenciale nga shteti i Pensilvanisë, që është njëri prej tri shteteve ku presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka fituar me epërsi të vogël.

Liderja e Partisë së Gjelbër, Jill Stein, dhe fushata e saj, kanë kërkuar urdhër urgjent nga një gjykatë federale për rinumërim në Pensilvani, pasi një gjykatë shtetërore më 3 dhjetor, e ka refuzuar kërkesën e ngjashme meqë kërkuesi nuk ka mundur “ta paguaj shumën prej një milion dollarësh, që kërkohet nga gjykata”.

Jill Stein ka shprehur dyshime se parregullistë dhe potenciali për sulme kibernetike në pajisjet elektronike zgjedhore, ka ngritur shqetësime për rezulatet zyrtare.

Fushata e zonjës Stein, po ashtu, ka kërkuar rinumërim të votave presidenciale në Miçigen dhe Viskonsin.

Rezultatet nga rinumërimi në Viskonsin pritet të shpallen sot më vonë gjatë ditës.

Nëse rinumërimi zyrtar eventualisht do të tregonte se Hillary Clinton, kandidate demokrate për presidente amerikane, ka fituar në të tri shtetet e përmendura, atëherë do të ekzistonte mundësia që ajo të krijonte avantazh në Kolegjin Elektoral, ku Donald Trump po udhëheq bindshëm. Numri i votave në Kolegjin Elektoral e përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG