Ndërlidhjet

Luftimet në Alepo drejt fundit; thirrje për mbrojtjen e civilëve


Alepo, Siri
Alepo, Siri

Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq kanë apeluar për mbrojtjen e civilëve në Alepo të Sirisë, ku luftimet janë pranë fundit.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se njerëzit "nuk kanë asnjë vend të sigurt".

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, shprehu alarmin mbi "raportet për mizori ndaj një numri të madh të civilëve".

Mijëra njerëz janë të bllokuar në një territor të vogël që kontrollojnë rebelët në lindje të Alepos.

Disa njerëz kanë dërguar mesazhe, duke thënë se apartamentet e braktisura janë mbipopulluar dhe se nuk janë të sigurt nga bombardimet, raporton gazeta New York Times.

Televizioni shtetëror sirian tregoi pamje të njerëzve duke festuar në Alepon perëndimore, pas njoftimeve se ushtria është pranë fitores.

XS
SM
MD
LG