Ndërlidhjet

Rohani kërkon rritje të aktivitetit bërthamor të Iranit


Presidenti iranian, Hassan Rohani
Presidenti iranian, Hassan Rohani

Presidenti iranian ka urdhëruar shkencëtarët e vendit që të fillojnë punën në zhvillimin e shtytesës bërthamore detare si përgjigje ndaj asaj që republika islamike thotë është shkelje e marrëveshjes bërthamore nga SHBA-të.

Në një letër të publikuar nga agjencia shtetërore iraniane, IRNA, Hassan Rohani i ka thënë Organizatës së Energjisë Bërthamore të Iranit që të nisin punën në “planifikimin e disenjimit dhe prodhimit të centraleve bërthamore për transportin detar”.

Rohani gjithashtu ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme që të përgatisë ankesën ligjore për Komitetin Ndërkombëtar që mbikqyrë marrëveshjet bërthamore.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në korrik të vitit 2015, gjashtë fuqi botërore janë pajtuar të heqin sanksionet në këmbim të zvogëlimit të programit bërthamor të Iranit.

Mirëpo, ligjvënësit amerikanë së fundi e kanë miratuar zgjatjen 10 vjeçare të sanksioneve, duke nxitur reagim të Teheranit.

Presidenti amerikan, Barack Obama pritet ta nënshkruar këtë ligj të ri brenda pak ditësh.

XS
SM
MD
LG