Ndërlidhjet

Reuters: Trump do e nominojë Rick Perry për Sekretar të Energjisë


Kandidati për Sekretar të Energjisë në SHBA, Rick Perry
Kandidati për Sekretar të Energjisë në SHBA, Rick Perry

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do e nominojë, Rick Perry për Sekretar të Energjisë, sipas Reuters duke e cituar një zyrtar të afërt të Trump i cili ka folur në kushte anonimiteti.

Perry, sipas Reuters do emërohet në krye të një agjencie shtetërore që ai kishte propozuar ta eliminojë gjatë garës presidenciale të vitit 2012.

Nominimi i tij i shtohet listës së personave që njihen si përkrahës të shpimeve për gjetje të naftës, që janë skeptik për grohjen globale dhe që janë zgjedhur për pozita të rëndësishme në kabinetin e Trump.

Gjatë ditës, zyra e presidentit të zgjedhur amerikan e ka konfirmuar zyrtarisht se shefi ekzekutiv i korporatës së naftës Exxon Mobil, Rex Tillerson është i nominuari i Trump për postin e Sekretarit të Shtetit.

Këto përzgjedhje kanë shqetësuar ambientalistët, por kanë gëzuar përfaqësuesit e industrisë së naftës që sipas Reuters është shumë e interesuar të zgjerohet.

XS
SM
MD
LG