Ndërlidhjet

Për shkak të Turqisë, Austria i bllokoi rekomandimet për zgjerim


Pamje nga një takim i mëparshëm i ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel
Pamje nga një takim i mëparshëm i ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dështuar të arrijnë pajtueshmëri për rekomandimet e fundit të Komisionit Evropian për zgjerimin e BE-së, pasi Austria tha se dëshiron ngrirjen e negociatave për pranim me Turqinë.

Në takimin e sotëm në Bruksel parashiheshin rekomanimet e reja për Turqinë, për kandidatët e tjerë dhe vendet kandidate potenciale në Ballkanin Perëndimor.

Por, gjatë negociatave për rekomandime, Austria ka kërkuar ngrirjen e bisedimeve me Turqinë, për shkak të goditjes së Ankarasë kundër shoqërisë civile, prej puçit të dështuar në muajin korrik, kundër presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Në nëntor të këtij viti, Parlamenti Evropian e ka miratuar një rezolutë joobliguese, që kërkon ngrirje të përkohshme.

Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak, tha gjatë takimit në Bruksel, se “një vend nuk ka mundur ta mbështesë” kompromisin për tekstin e rekomandimeve, i cili ishte i pranueshëm për 27 vendet e tjera të BE-së.

Diplomatët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ky mospajtim do ta ngadalësoj procesin për anëtarësimin e Turqisë në BE.

XS
SM
MD
LG