Ndërlidhjet

Pentagoni: Dy ndihmës në sulmet në Paris, në mesin e 3 militantëve të vrarë


Pamje e një aeroplani amerikan pa ekuipazh
Pamje e një aeroplani amerikan pa ekuipazh

Pentagoni thotë se nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh, të kolicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri, janë vrarë tre liderë të Shtetit Islamik (SI), që ishin të involvuar në komplotin e sulmeve të jashtme, përfshirë dy persona, të cilët ndihmuan në sulmet në Paris në vitin 2015.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha mbrëmë vonë se këta tre militantë “punonin së bashku për komplot dhe lehtësim të sulmeve kundër caqeve perëndimore në kohën e sulmit”.

Zoti Cook tha se ata po lëviznin me një automjet në bazën e Shtetit Islamik, në Raka, më 4 dhjetor.

Sipas tij, dy personat e vrarë – shtetasi francez, Salah-Eddine Gourmat, dhe shtetasi i Belgjikës, Sammy Djedou, ishin të involvuar në lehtësimin e sulmeve në Paris, më 13 nëntor të vitit 2015. Nga këto sulme janë vrarë 130 vetë.

Zëdhënësi Cook tha se militanti i tretë i vrarë ishte francezi, Walid Hamman, që ishte planifikues i sulmeve vetëvrasëse dhe ishte dënuar në mungesë në Belgjikë për një komplot terrori, i zbuluar në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG