Ndërlidhjet

Djaloshi afgan e takoi idolin e tij futbollistik Lionel Messi


Djaloshi 6 vjeçar Murtaza me idolin e tij futbollistin Lionel Messi mbrëmë në Doha

Djaloshi 6 vjeçar afgan, Murtaza Ahmadi, që ishte bërë senzacion në Internet, pas postimit të fotografisë së tij me fanelë të improvizuar të yllit futbollistik, Lionel Messi, dje e ka takuar idolin e tij.

Fëmiu 6 vjeçar nga provinca Ghazni në Afganistan, u takua me idolin e tij në Doha, duke dalur në fushë me Messin, në fillim të ndeshjes së aranzhuar nga Komiteti Organizativ i Kampionatit Botëror të Futbollit në Katar, në vitin 2022.

“Jam shumë i lumtur që e takova heroin tim, kjo ishte ëndërr për mua”, tha Murtaza i entuziazmuar.

Pas postimit në Internet të fotografisë së këtij djaloshi me fanelën e improvizuar, Messi ia dërgoi një fanelë të vërtetë.

XS
SM
MD
LG