Ndërlidhjet

Kazakistan: Vdiq gruaja që protestoi kundër dënimit të djalit të saj për drogë


Vajza e së ndjerës Rysmanova duke qajtur sot para Zyrës së prokurorisë në Astana të Kazakistanit
Vajza e së ndjerës Rysmanova duke qajtur sot para Zyrës së prokurorisë në Astana të Kazakistanit

Shtetasja e Kazakistanit, Maira Rysmanova, e cila ishte pranuar në spital, pasi e kishte ndezur vetveten në shenjë të protestës kundër dënimit të djalit të saj për drogë, ka vdekur sot herët në mëngjes në kryeqytetin Astana.

Ajo ishte lyer me benzinë dhe e kishte ndezur vetveten më 6 dhjetor, para zyrës së prokurorit të përgjithshëm në Astana.

Djali i saj ishte shpallur fajtor për posedim ilegal të drogës dhe ishte dënuar me 4.5 vjet burg, në qershor të vitit 2015.

Pas shpalljes për vdekjen e Rysmanovës, zëdhënësi i prokurorisë, Erzhan Galeev, tha se Rysmanova ishte e vetëdijshme se rasti i djalit të saj ishte në rishqyrtim.

Aqmaral Akhmetova, e bija e Rysmanovës, ka protestuar sot para Zyrës së prokurorit të përgjithshëm, duke kërkuar drejtësi.

XS
SM
MD
LG