Ndërlidhjet

Monitoruesi: Qeveria siriane ndoshta ka përdorë armatim kimik


Pamje e rajonit Hama në Siri nga lartësia
Pamje e rajonit Hama në Siri nga lartësia

Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik tha se nga lojalistët e qeverisë së Sirisë afër qytetit Palmira, ndoshta është përdorë armatim kimik gjatë sulmeve ajrore.

“Akuzat lidhur me përdorimin e armatimit kimik në hapësirën e rajonit Hama në Siri, të raportuara aktualisht nga mediat, janë për shqetësim serioz”, tha mbrëmë kjo organizatë.

Sipas Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, së paku 53 civilë, përfshirë 16 fëmijë, ishin vrarë pardje nga sulmet ajrore, në shënjestër të të cilave ishte vendbanimi Okajrabat, nën kontroll të Shtetit Islamik, dhe disa fshatra të afërta.

Një hetim i Kombeve të Bashkuara ka përcaktuar se forcat e qeverisë së Sirisë i kanë kryer tri sulme me gazin klor në fshatra në vitet 2014 dhe 2015.

Po ashtu, është gjetur se grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), kishte dorë në sulmin me gaz helmues në Siri, në gusht të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG