Ndërlidhjet

Holandë: Gjykata vendos, artifaktet mbi 2 mijë vjeçare t'i kthehen Ukrainës


Ilustrim

Një gjykatë holandeze ka vendosur se koleksioni i madh i artifakteve prej ari nga gadishulli ukrainas i Krimesë që i janë huazuar një muzeu holandez, duhet t’i kthehen Ukrainës.

Gjykata në Amsterdam ka vendosur sot që Krimea nuk është shtet sovran pavarësisht pretendimeve të Rusisë e cila ka aneksuar ilegalisht këtë pjesë të territorit të Ukrainës.

Kievi dhe katër muze në Krime kanë pretendime mbi fatin e pasurisë arkeologjike prejse Rusia e mori nën kontroll gadishullin në fjalë, në mars të vitit 2014.

Në mesin e artifakteve përfshihen gjethe dhe vazo prej ari e objekte të tjera që janë mbi 2 mijë vjet të vjetra.

XS
SM
MD
LG