Ndërlidhjet

Miratohet qeveria e re italiane, kryeministër Gentiloni


Kryeministri i ri italian, Paolo Gentiloni
Kryeministri i ri italian, Paolo Gentiloni

Paolo Gentiloni e ka siguruar mbështetjen e parlamentit italian për miratuar qeverinë e re nga Senati.

Ish kryeministri, Mateo Renzi ka dhënë dorëheqje javën e kaluar pasi e ka humbur referendimin për reformat kushtetutese të propozuara nga ai.

Në përpjekje për të shmangur një krizë të thellë politike, presidenti italian i ka kërkuar Gentilonit, atëkohë ministër i jashtëm, që të krijojë një kabinet të ri qeveritar.

Të martën, Gentiloni e siguroi përkrahjen e dhomës së ulët të parlamentit, ndërsa sot e ka marrë edhe miratimin e dhomës së lartë.

Pas votimit, kryeministri italian, ka premtuar se do të vazhdojë reformat kushtetuese të nisura nga parardhësi i tij, Renzi.

Por, reforma që më parë nga investitorët konsiderohej si shenj se Italia më në fund do të përballet me një mori problemesh, tani sipas analistëve duket vështirë e realizueshme.

XS
SM
MD
LG