Ndërlidhjet

Shkup: Ambasada e SHBA-ve i hoshi poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhje


Pamje e një pjese të Shkupit
Pamje e një pjese të Shkupit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni i ka hedhur poshtë akuzat në mediat proqeveritare në këtë vend, se ambasadori amerikan është takuar ose ka intervenuar me zyrtarët elektoralë, pas zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoni.

Në deklaratën e mbrëmshme, ambasadaa ka shprehur “shqetësim” për raportet se ambasadori amerikan, Jess Baily, kishte ndërhyrë në punën e komisionit zgjedhor dhe se “kjo nuk është kohë për lajme të rrejshme ose konspiracione”, raporton agjencia AP nga Shkupi.

Në zgjedhjet e mbajtura të dielën, partia e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, WMRO-DPMNE, shënoi fitore të ngushtë kundër Lidhjes Social Demokrate opozitare, e cila është ankuar ndaj rezultateve zyrtare në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG