Ndërlidhjet

Rritje rekorde e dollarit amerikan


Ilustrim
Ilustrim

Dollari amerikan ka shënuar ngritjen më të lartë në afro 14 vjet kundër monedhave kryesore, pasi Rezervat Federale, që është Banka Qendroree Shteteve të Bashkuara, e ka lansuar atë që ka sinjalizuar se do të jetë një varg i rritjeve të shkallës së interesit gjatë vitit të ardhshëm.

Dollari amerikan sot e ka arritur nivelin më të lartë prej janarit të vitit 2003, pasi Rezervat Federale amerikane i kanë shtuar shkallët e interest për një të katërtën e poenit dhe kanë projektuar më tepër ngritje gjatë vitit të ardhshëm.

Euroja ka rënë në krahasim me dollarin për 1.2%, që është niveli më i ulët prej mesit të muajit mars të këtij viti, funta ka shënuar rënie për afro 1%, derisa ndaj jenit japonez, dollari ka shënuar rritje prej 2%.

XS
SM
MD
LG