Ndërlidhjet

Grupet siriane: Rusia e involvuar në krime lufte


Pamje e autobusëve dhe autoambulancave gjatë evakuimit të civilëve nga Alepoja
Pamje e autobusëve dhe autoambulancave gjatë evakuimit të civilëve nga Alepoja

Katër organizata siriane e kanë akuzuar Rusinë se ka kryer ose është bashkëfajtore për krime të luftës në Siri, duke thënë se nga sulmet ajrore ruse në qytetin Alepo, janë vrarë 1,207 civilë, përfshirë 380 fëmijë.

Në një letër dërguar Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimeve për Sirinë, grupet i kanë shënuar 304 sulme të dyshuara të kryera në Alepo, kryesisht në periudhën korrik – dhjetor.

Në këtë letër, që është siguriar dje nga agjencitë e lajmeve, theksohet se “dëshmia qartas indikon se Rusia ka kryer ose ishte bashkëfajtore në krime të luftës në Siri”.

Katër grupet nënshkruese të letrës janë: Mbrojtja Civile Siriane, Rrjeti Sirian për të Drejta të Njeriut, Asociacioni i Mjekëve të Pavarur dhe Qendra Dokumentuese e Shkeljeve.

Këto grupe kanë ofruar që komisionit të Kombeve të Bashkuara t’i dërgojnë dëshmi dhe informacione të tjera për të ndihmuar në hetimet e tyre dhe “për identifikimin e autorëve të dyshuar”.

Nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga misioni i Rusisë në Kombet e Bashkuara. Moska ka thënë më herët se i ka ndalur sulmet në Alepo në mes të muajit tetor.

XS
SM
MD
LG