Ndërlidhjet

Derisa KSHZ-ja punon, mbështetës të WMRO-DPMNE-së protestojnë


Pamje nga një mbledhje e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni
Pamje nga një mbledhje e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në mesditë pritet t’i shqyrtojë katër ankesat e parashtruara nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, për parregullsi gjatë procesit zgjedhor, veçanërisht gjatë procesit të numërimit të votave në njësinë e gjashtë zgjedhore në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit.

Mbrëmë, KSHZ-ja i hodhi si të pabaza katër ankesa nga kjo parti.

Ndryshe Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve mbrëmë ka punuar deri ne orën tre të mëngjesit në një situatë të tensionuar pasi në orët e vona të mbrëmjes qindra qytetarë mbështetës të VMRO DPMNE-së, të cilët thanë se kanë ardhur për të protestuar që të parandalojnë siç u shprehën vjedhjen e fitores së VMRO DPMNE-së përmes përsëritjes së votimeve në disa qendra votuese.

Para masës së tubuar anëtarë dhe funksionarë të VMRO-DPMNE-së kanë mbajtur fjalime, ndërkohë që kanë qenë të shumta shprehjet ofenduese dhe fyerjet nga ana e simpatizuesve të VMRO DPMNE-së drejtuar shqiptarëve.

Paraprakisht KSHZ hodhi poshtë 7 nga 8 ankesat e parashtruara nga Lëvizja Besa për parregullsi gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave në njësinë zgjedhore 2 në Shkup dhe Kumanovë dhe njësinë zgjedhore gjashtë, për disa vendvotime në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit.

XS
SM
MD
LG