Ndërlidhjet

Turqi: Sulmi me bombë vret 13 dhe lëndon dhjetëra të tjerë


Vendi ku ka ndodhur sulmi në Kayseri të Turqisë

Ushtria turke ka njoftuar se 13 persona janë vrarë dhe 48 të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi të një veture bombë që ka pasur cak një autous, i cili bartte personal ushtarak, në qendër të qytetit Kayseri, më 17 dhjetor.

Të lënduarit janë transportuar në një spital për trajtim të mëtutjeshëm, thuhet në njoftimin e ushtrisë, duke shtuar se me gjasë në mesin e të lënduarve ka edhe civilë.

Pamjet filmike tregojnë se autobusi është shkatërruar pothuajse i tëri nga shpërthimi.

Shpërthimi në Kayseri ndodhi një javë pasi 44 persona janë vrarë në dy sulme në Stamboll, përgjegjësinë e të cilit e kanë marrë militantët kurdë.

Zëvendëskryeministri, Veysi Kaynak, në një paraqitje televizive ka thënë se shpërthimi në Kayseri është “fatkeqësisht i ngjajshëm” me sulmet në Stamboll.

Turqia është përballur me sulme vdekjeprurëse me bomba gjatë tërë vitit 2016, shpërthime këto që kanë marrë jetën e dhjetëra njerëzve. Për këto sulme fajin e kanë marrë edhe militnatët kurdë dhe pjesëtarët e grupit, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG