Ndërlidhjet

Termet në Papua Guinea e Re, rrezik për cunami 


Ilustrim

Një temet me fuqi 8.0 të shkallës rihter e ka goditur zonën 157 km në lindje të Rabaul, të Papua Guineas së Re të shtunën, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Njoftimi paralajmëron për rrezikun e cunamit në rajon.

“Valë të rrezikshme të cunamit janë të mundshme”, ka njoftuar edhe Qendra Paralajmëruese e Cunamive të Paqësorit përmes një njoftimi pas tërmetit që goditi rajonin e Irlandës së Re të Papua Guinesë së Re, me thëllësi prej 73 kilometra.

Qendra në fjalë ka thënë se valët e cunamit janë të mundshme brenda tre orësh përgjatë bregdetit jo vetëm të Papua Guinesë së Re, por edhe Indonezisë, Ishujve Solomon, Naurus etj.

XS
SM
MD
LG