Ndërlidhjet

Vriten pesë punonjëse dhe një shofer i Aeroportit të Kandaharit


Automjeti me të cilin udhëtonin pesë punonjëset e vrara të Aeroportit të Kandaharit
Automjeti me të cilin udhëtonin pesë punonjëset e vrara të Aeroportit të Kandaharit

Zyrtarët afganë kanë thënë se persona të armatosur kanë vrarë pesë punonjëse të aeroportit dhe shoferin e tyre në qytetin jugor, Kandahar, mëngjesin e 17 dhjetorit.

Samim Khpolwak, zëdhënësi i guvernatorit krahinor i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gratë, punonjëse civile të aeroportit, kanë qenë rrugës për në punë kur së paku 3 persona të armatosur me motoçikleta kanë hapur zjarrë ndaj tyre.

“Sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ne kemi hapur hetimet”, ka thënë ai.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet dhe asnjë arrestim nuk është bërë, ka shtuar më tej Khpolwak.

Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Kandaharit, Ahmadullah Faizi, i ka thënë AFP-së se gratë kanë qenë të punësuar nga një kompani private që bënte kontrollime të trupit dhe valigjeve për pasagjerët femra.

Sipas Faizi, ato kanë qenë të shqetësuara për sigurinë e tyre pasi kanë pranuar kërcënime me vrasje nga njerëz që nuk janë pajtuar me karrierën e tyre.

Talibanët në të kaluarën kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulme të ngjajshme.

XS
SM
MD
LG