Ndërlidhjet

Trump: Pekini ta mbaj dronin e konfiskuar


Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë se Uashingtoni duhet ta lë Kinën ta mbajë një dron nën ujor të marinës amerikane, pajisjen që Pekini e konfiskoi në Detin e Kinës Jugore.

“Ne duhet t’i themi Kinës që nuk e duam dronin të cilin na vodhën - le ta mbajnë!”, ka shkruar Trump në profilin e tij në “Twitter”, më 17 dhjetor.

Postimi është bërë disa orë pasi Ministria e Mbrojtjes së Kinës dhe Pentagoni e kanë konfirmuar se ata kanë arritur pajtim për kthimin e dronit, të cilin Pekini e konfiskoi më 16 dhjetor, me qëllim të parandalimit të rrezikut që pajisja mund të paraqesë për navigimin e sigurt të anijeve dhe personelit të tyre.

Më 17 dhjetor, Trump e ka fajësuar Kinën për incidentin, duke e akuzuar Pekinin për “shqyerjen e dronin kërkues” prej ujrave ndërkombëtar.

Gjatë këtij muaji, Trump e ka zemëruar Kinën me vendimin që të bisedojë në telefon me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk ndjehet i obliguar “ti përmbahet politikës së një Kine” rreth statusit të Tajvanit nëse Shtetet e Bashkuara nuk përfitojnë në aspektin e tregtisë apo ndonjë përfitim tjetër nga Pekini.

XS
SM
MD
LG