Ndërlidhjet

Afganistan: Mbi 20 të vdekur në dy aksidente trafiku


Ilustrim
Ilustrim

Raportimet nga Afganistani thonë se së paku 18 persona kanë humbur jetën, pasi një autobus e ka goditur një kamion në një autoudhë të Afganistanit perëndimor.

Zyrtarët thonë se autobusi ka qenë rrugës nga qyteti Herat për në kryeqytetin Kabul, kur ka ndodhur aksidenti. Zona e saktë e aksidentit është qarku Gulistan, në krahinën Farah.

Mohammad Naser Mehri, zëdhënës i guvernatorit të krahinës në fjalë, ka thënë se dhjetëra prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Në krahinën jugperëndimore, Nirmroz, katër persona të tjerë kanë vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë janë lënduar kur një autobus është rrokullisur.

Mohammad Arab, zëdhënësi i guvernatorit krahinor ka thënë se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 17 dhjetorit, në kryeqytetin krahinor, Chakhansoorl.

Qindra persona vdesin çdo vit në Afganistan nga aksidentet që ndodhin në rrugët e këtij vendi.

XS
SM
MD
LG