Ndërlidhjet

Alepo: Fillon evakuimi i rebelëve dhe familjeve të tyre


Ilustrim

Mediat shtetërore siriane kanë raportuar sot se autobusët me rebelët dhe familjet e tyre kanë filluar të largohen nga Alepo lindore.

Më herët këto media të cituara nga Reuters kanë raportuar se autobusët kanë hyrë në Alepon lindore nën vëzhgimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Kryqit të Kuq Arab të Sirisë për të filluar evakuimin.

Raportohet se 1200 persona do të evakuohen nga enklava rebele në këmbim të një numri të njejtë të personave që do të evakuohen nga dy fshatra Shiite në krahinën Idlib, fshatra këto që mbahen të rrethuar nga kundërshtarët e qeverisë siriane.

Përfaqësuesja në Siri e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Elizabeth Hoff, ka thënë se ajo pret që evakuimi nga Alepo të nis pasditën e 18 dhjetorit.

Po sot, pritet që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të votojë një propozim francez për dërgimin e monitoruesve në Alepo për të vëzhguar dhe raportuar rreth evakuimit nga zona e rrethuar në qytetin sirian.

XS
SM
MD
LG