Ndërlidhjet

Amano në Teheran, diskutime për programin bërthamor


Presidenti iranian, Hassan Rouhani me Yukiya Amano në Teheran
Presidenti iranian, Hassan Rouhani me Yukiya Amano në Teheran

Udhëheqësi i grupit vëzhgues të OKB-së për çështje bërthamore ka mbajtur diskutime në Teheran për të dytën herë prejse ka hyrë në fuqi një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit, në fillim të këtij viti.

Vizita e sotme e Yukiya Amano, udhëheqës i Agjencisë së Energjisë Ndërkombëtare Atomike, ka ndodhur disa ditë pasi Kongresi amerikan e ka votuar zgjatjen e sanksioneve ndaj Iranit.

Teherani beson qe zgjatja e këtyre sanksioneve e shkel marrëveshjen që është negociuar nga SHBA-të, Rusia, Kina dhe fuqi të tjera botërore.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se Teherani do e respektoi marrëveshjen nëse shtetet e tjera nënshkruese e bëjnë të njejtën gjë, ndërsa raportimet e agjencisë vëzhguese duhet të jenë “teknike dhe ta paanshme”.

XS
SM
MD
LG