Ndërlidhjet

Rreth 350 veta evakuohen nga Alepo lindore


Alepo, Siri
Alepo, Siri

Në lindje të Alepos kanë rinisur evakuimet e civilëve.

Vëzhguesit thanë se së paku 350 veta kanë lënë enklavat e rrethuara nga rebelët, të dielën vonë, në drejtim të territorit të kontrolluar nga qeveria.

Më herët, autobusët e dërguar për evakuim janë djegur, duke penguar transportimin.

Mijëra njerëz janë duke pritur evakuimin nga Alepo lindore, në kushte të tmerrshme.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot për të votuar një rezolutë, e cila i lejon OKB-së të monitorojë operacionin e evakuimit.

Rusia, më herët, e ka kundërshtuar këtë plan të hartuar nga Franca.

XS
SM
MD
LG