Ndërlidhjet

Vdiq aktorja e Hollivudit, Zsa Zsa Gabor


Zsa Zsa Gabor. Shkurt, 1994.

Aktorja e Hollivudit, Zsa Zsa Gabor, ka vdekur në moshën 99-vjeçare.

Bashkëshorti i saj, Frederic von Anhalt, tha se ajo ka ndërruar jetë nga sulmi në zemër, në shtëpinë e tyre në Llos Angjelles.

E lindur në Budapest, Gabor ka emigruar në SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Debutimin e saj në Hollivud e ka bërë më 1952.

Gabor ka luajtur në më shumë se 70 filma, përfshirë: Moulin Rouge, Lili, Touch of Evil dhe Queen of Outer Space.

Gabor ka qenë e martuar nëntë herë.

Fëmija i saj i vetëm është Francesca Hilton, vajza e manjatit të hoteleve, Conrad Hilton.

XS
SM
MD
LG