Ndërlidhjet

Çdo i treti fëmijë në Gjermani lind nga prindër të pamartuar


Ilustrim
Ilustrim

Çdo i treti fëmijë në Gjermani lind nga prindër të pamartuar.

Të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se trendi ka mbetur i pandryshuar nga viti 2015.

Familjet e tilla janë shtuar në 25 vjetët e fundit në Gjermani, ku, si në çdo vend të zhvilluar, çiftet nuk ndjekin modelin tradicional të familjes.

Unike për Gjermaninë është mospërputhja e shifrave brendapërbrenda.

Në rajonet që dikur kanë përbërë Gjermaninë perëndimore, 30 përqind e të porsalindurve kanë prindër të pamartuar.

Në ish-lindje, ky numër qëndron në 61 përqind.

XS
SM
MD
LG