Ndërlidhjet

BE uron Kievin për shtetëzimin e bankës më të madhe 


Ilustrim

Bashkimi Evropian e ka përshëndetur sot udhëheqësinë e Ukrainës për vendimin që të shtetëzoj bankën më të madhe të vendit, duke e quajtur vendimin “të guximshëm” dhe një nga elementët kyç për reforma të gjëra që perëndimi po i kërkon nga Kievi.

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini e ka bërë këtë deklaratë një ditë pasi kabineti i presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, ka njoftuar se është marrë vendim për marrjen e pronësisë mbi “PrivatBank”, si përpjekje për të evituar kolapsimin financiar në këtë ish republikë sovjetike.

Kabineti i Poroshenkos në komunikatën e publikuar mbrëmë vonë thotë se qeveria ka vendosur të marrë 100 % të kontrollit mbi “PrivatBank” e themeluar nga miliarderi dhe ish guvernatori, Igor Kolomoyskiy.

Komunikata e presidencës ukrainase thotë se shtetëzimi i kësaj banke nuk e shpëton vetëm atë, por “tërë sistemin banker të Ukrainës”.

XS
SM
MD
LG