Ndërlidhjet

BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë deri në korrik, 2017


Ilustrim

Bashkimi Evropian njofton se ka zgjatur sanksionet ekonomike ndaj Rusisë.

Zgjatja e sanksioneve është bërë deri më 31 korrik 2017 pasi liderët e vendeve të BE-së e dhanë aprovimin e tyre për këtë në një samit të javës së kaluar.

“Këshilli i ka zgjatur sanksionet ekonomike që kanë cak sektorë të caktuar të ekonomisë ruse deri më 31 korrik, 2017”, thuhet në një komunikatë të Këshillit të BE-së.

Sanksionet kanë cak sektorët financiar, atë të energjisë dhe mbrojtjes si dhe materialeve që mund të përdoren për qëllime industriale dhe ushtarake.

Javën e kaluar, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande, i kanë dhënë përkrahje zgjatjes së sanksioneve.

Ata e kanë fajësuar Moskën se nuk i është përmbajtur marrëveshjes së arritur në Minsk, në shkurtin e vitit të kaluar përmes së cilës duhej dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore.

Rusia akuzohet se përkrahë separatistët që kontrollojnë një pjesë të Ukrainës lindore.

XS
SM
MD
LG