Ndërlidhjet

Lagarde shpallet fajtore në një rast gjyqësor në Paris


Shefja e FMN-së, Christine Lagarde në një sallë gjyqi në Francë
Shefja e FMN-së, Christine Lagarde në një sallë gjyqi në Francë

Një gjykatë e lartë në Francë e ka shpallur fajtore shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, për neglizhencë rreth një pagese të madhe për një biznismen derisa ka qenë ministre e financave në Francë.

Në vendimin e shpallur më 19 dhjetor, Gjykata për Drejtësi e republikës franceze ka vendosur që megjithatë të mos e dënojë atë.

“Konteksti i krizës globale financiare në të cilën ka qenë e përfshirë zonja Lagarde, duhet të merret parasysh”, ka thënë Martine Ract Madoux, gjykatësi kryesor në sqarimin pse nuk ka dënim për Lagarde.

Rasti ka të bëjë me një marrëveshje arbitrazhi në vlerë prej 403 milionë dollarëve që i është dhënë manjatit, Bernard Tapie në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG