Ndërlidhjet

Polonia heq ndalesën e qasjes së gazetarëve në Parlament


Nga protestat e gazetarëve në Poloni...
Nga protestat e gazetarëve në Poloni...

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Polonisë, Sejm, ka hequr ndalesën e përkohshme të qasjes për mediat, pas protestave të shumta.

Plani për kufizimin e qasjes së gazetarëve në Sejm, ka nxitur protesta jashtë Parlamentit dhe bllokimin e sallës së debateve nga ligjvënësit opozitarë.

Në një komunikatë të lëshuar të martën, zyra për informim e Sejmit tha se plani për ndryshimin e qasjes së gazetarëve nuk do të zbatohet, pa konsultime paraprake me reporterët.

Njoftimi vjen një ditë pasi presidenti polak, Andrzej Duda, ka biseduar me liderët e të gjitha partiva parlamentare, përfshirë edhe atë në pushtet – Partia për Ligj dhe Drejtësi, e cila ka propozuar masat kufizuese për gazetarët.

Pas bisedimeve, Duda ka thënë se çështja e qasjes së mediave në parlament nuk është më në tryezë.

XS
SM
MD
LG