Ndërlidhjet

Putin urdhëron rritjen e sigurisë në Rusi dhe jashtë saj


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi shërbimet e tij sekrete të rrisin sigurinë në Rusi dhe jashtë vendit.

Njoftimi vjen një ditë pasi ambasadori i Rusisë në Ankara është vrarë nga një person i armatosur.

Putin tha të martën se ka kërkuar nga “shërbimet speciale të marrin masa shtesë për të garantuar siguri në Rusi dhe jashtë saj”.

Putin po ashtu tha se ka udhëzuar agjentët e inteligjencës ruse që “përmes kanaleve të partneritetit” të forcojnë punën e tyre me “agjencitë e inteligjencës në shtetet e tjera”.

Ambasadori rus në Ankara, Anderi Karlov, është vrarë në një galeri të arteve nga një polic turk, i cili ka thirrur “Allahu Ekber” (Zoti është i madh).

XS
SM
MD
LG