Ndërlidhjet

Meksikë: Nga eksplodimi në tregun e fishekzjarreve – 31 persona të vrarë


Pamje pas eksplodimit të djeshëm në një treg të fishekzjarreve në Meksikë

Së paku 31 vetë janë vrarë e dhjetëra të tjerë janë plagosur, nga një eksplodim në një treg të fishekzjarreve në afërsi të kryeqytetit të Meksikës, kanë thënë autoritetet në këtë vend.

Eksplodimi dhe zjarri e kanë përfshirë një treg të hapur në Tultepec, 20 mila në veri të kryeqytetit, Qyteti Meksiko, derisa dje pasdite ishte i mbushur me njerëz që blenin fishekzjarre për festat e fundvitit.

Një televizion lokal ka transmetuar pamje të eksplodimit shumëngjyrësh në të gjitha drejtimet dhe tym masiv, derisa njerëzit largoheshin në panikun e madh.

Fishekzjarret kanë vazhduar të kërcasin dhe shpërthejnë edhe një kohë të gjatë pas eksplodimit, ndërsa ekipet e situatave të emergjencës nuk kishin mundësi tjetër, por të lejonin që fishekzjarret të shpenzoheshin.

XS
SM
MD
LG