Ndërlidhjet

Kirby: SHBA e shqetësuar me retorikën nxitëse të liderëve politikë në Maqedoni 


Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, John Kirby.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, John Kirby.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, John Kirby, u bëri thirrje udhëheqësve politikë në Maqedoni që të “respektojnë procesin demokratik dhe të mundësojnë krijimin e një qeverie kredibilie dhe të qëndrueshme”.

Në një konferencë me gazetarë në Uashington, zëdhënësi Kirby shprehu shqetësimin për, siç tha, “retorikën nxitëse të disa liderëve politikë në Maqedoni”.

“Jemi të shqetësuar me tensionet politike në rritje në Maqedoni, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit dhe dënojmë retorikën nxitëse nga disa liderë politikë që japin leje për sulme mbi institucionet demokratike dhe ambasadorët e akredituar në Maqedoni. U bëjmë thirrje liderëve politikë që të ndalin sulmet e pajustifikuara, të respektojnë procesin demokratik dhe të mundësojnë krijimin e një qeverie kredibile dhe të qëndrueshme, të përkushtuar për sundimin e ligjit, llogaridhënien dhe liritë themelore. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që të mbështesin një qeveri të tillë, me qëllim të arritjes së qëllimit të kahmotshëm të Maqedonisë për integrimet euro-atlantike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, John Kirby.

Zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni nuk kanë nxjerrë një fitues të madh. Dy partitë më të mëdha politike maqedonase, VMRO DPMNE dhe LSDM kanë një dallim shumë të vogël ndërmjet tyre.

XS
SM
MD
LG