Ndërlidhjet

Peskov: Herët të thuhet nëse Putin garon sërish për president


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se ai nuk është në dijeni se presidenti aktual, Vladimir Putin e ka në plan të garojë për një mandat të ri presidencial në zgjedhjet e vitit 2018.

Peskov iu ka thënë sot gazetarëve në Moskë se është shumë herët të flitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Një çështje e tillë nuk është në agjendë tash për tash”, ka thënë Peskov dhe ka shtuar se autoritetet janë momentalisht “të zëna me çështje të tjera më urgjente dhe më të rëndësishme”.

Muajin e kaluar, e përditshmja ruse “Moskovsky Komsomolets” e ka publikuar intervisten me një analist të njohur rus i cili ka spekuluar se Putini mund të jap dorëheqje para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Analisti, Solovei është i njohur për parashikimet e tij të sakta rreth vendimeve politike dhe emërimeve të bëra nga Kremlini.

Intervista me të është botuar më 10 nëntor, por ajo shumë shpejtë është hequr nga faqja e gazetës, pa dhënë ndonjë arsye për këtë.

XS
SM
MD
LG